United Hospital

Haliti: Pa koalicion Kurti s’mund t’i krijojë institucionet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje nominoi Albulena Haxhiun, e cila sërish nuk mori votat e mjaftueshme, pastaj Glauk Konjufca nominoi Donika Gërvallën, e cila njëjtë si Haxhiu, mori vetëm 57 vota.

Kështu, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari njoftoi për përfundimin e seancës, ku të rejën e caktoi për datën 22 gusht, në orën 11:00.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur lidhur me dështimin e votimit për kryetaren e Kuvendit, ku kandidatet nga Lëvizja Vetëvendosje ishin Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.

Mobi Casa

Ai tha se qëndrimi i PDK-së për të mos votuar ministra është politik dhe se jo të gjithë kanë qenë të dëmshëm në detyrat e tyre.

Haliti shtoi se emri i Donika Gërvallës është i papranueshëm për opozitën, duke e cilësuar si jo të suksesshme në detyrën e saj.“Qëndrimi i PDK që nuk i voton ministrat është qëndrim politik, ata ministra që kanë qenë të korruptuar nuk duhet të votohen por ndoshta ndonjëri nuk ka qenë i keq si ministër nuk e ka shkelë ligjin. Emri i Donika Gërvallës në raport me opozitën është emër i papranueshëm se s’ka pas sukses në detyrën që e ka pas dhe ka qenë shumë grindavece me opozitën”, ka deklaruar Haliti për “Front Online”.

Ai tha se emrat e propozuar nga mazhoranca nuk mund të kalojnë pa marrëveshje me opozitën.Haliti potencoi se nëse kreu i LVV-së, Albin Kurti dëshiron të krijojë institucionet, duhet të bëjë koalicion.

“Nuk ka asnjë emër, secili emër që del në raport me opozitën në variantin na po e propozojmë dhe ju votoni nuk kalon. Se partitë janë të ndara dhe janë duke luftuar me marr qeverinë. Nëse Kurti mendon me i kriju institucionet gjatë këtyre ditëve duhet ta bëjë një koalicion nëse nuk e bënë, çështja shkon në Kushtetuese. Nuk është detyrë e opozitës me ja bërë numrat Kurtit”, është shprehur Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.