KKGJILAN

Haliti: Nuk pres epilog pozitiv për Demarkacionin

/ 2 minuta lexim

“Me këto rrethana që kemi unë personalisht nuk pres që të kemi epilog pozitiv”. Ky është vlerësimi i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës (nga radhët e PDK-së), Xhavit Haliti, lidhur me fatin e Demarkacionit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse versioni aktual i kësaj marrëveshjeje, bashkë me raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare (i cili konstaton se humbet territor nga versioni i tanishëm) janë dërguar në Kuvend, Haliti ka thënë se ende nuk mund të dihet se kur kjo marrëveshje do të dalë para deputetëve për votim.

Gjatë një interviste dhënë për gazetën “Zëri” Haliti ka deklaruar se duhet të shihen se cilat mund të jenë pasojat po që se Demarkacioni del në votim dhe dështon të ratifikohet.

RCCOLA

Për të mos ndodhur një gjë e tillë, sipas tij, duhet angazhim maksimal i të gjithë krerëve të partive politike drejt bindjes së deputetëve të tyre.

LEXO EDHE: Kosova synon të anëtarësohet në INTERPOL në fund të vitit

Mirëpo Haliti ka bërë të ditur se problemi aktualisht qëndron tek fakti që në Parlament ndodhen dy alternativa të Demarkacionit. Si rrjedhojë e kësaj, siç ai është shprehur, duhet të shihet se çka do të procedohet.