Mobi Casa

Haliti: Nuk e kemi pritur një situatë të tillë politike, por jemi të bindur se do t’ia dalim

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se nuk e ka pritur që do të krijohet një situatë e tillë politike në vend pasi që sipas tij ka pritur se do të krijohet një koalicion i shpejtë.

“Ngjarjet rrodhën ndryshe dhe tani në politikë asgjë nuk është e pamundshme. Pritshmërinë nuk realizohen gjithmonë. Parashikimet mund të jenë dhe kanë qenë mbi bazën e sondazheve që kemi bërë në Kosovë. Megjithatë, jam i qetë se PDK-ja është partia e parë në Kosovë dhe është më e madhja”, ka thënë Haliti.

Sa i përket asaj se askush nuk po dëshiron që të bëj koalicion me PDK-në, Haliti ka thënë se pengesa e për është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë për t’i hapur rrugë procesit.

“Ndërsa për çështjen e zgjedhjes së qeverisë dhe kryeministrit është shprehur Kushtetuesja dhe nuk ka ndonjë paqartësi”, është shprehur ai.

Haliti ka thënë se do të bëjnë të pamunurën që të gjejnë kanale të bashkëpunimit me partitë opozitare me të cilat mendojnë se mund të qeverisin bashkë përfshirë edhe pakicat.

“Nuk thashë se jam i bindur se Qeveria do të krijohet nga PDK-ja, por thashë jemi duke bërë përpjekje të gjejmë kanale komunikimi ndërmjet të cilave do të bëjmë marrëveshje”, ka thënë ai.

Sa i përket asa se aktualisht a janë duke biseduar me ndonjë nga përfaqësuesit e partive të tjera, Haliti ka thënë se personalisht jo mirëpo dikush nga strukturat e PDK-së është duke biseduar me njerëz të partive tjera.

“Pra, nuk kam kurrfarë kompleksi të bisedoj. Edhe ne jemi duke punuar t’i gjejmë mënyrat e mundshme ta formojmë qeverinë dhe natyrisht t’i vendosim rregullat të cilat janë në interes të krijimit sa më të shpejtë të institucioneve. Rezultati do të shihet menjëherë pas shpalljes së vendimit të Kushtetueses”.

Megjithëkëtë Haliti nuk ka dashur të flas sa i përket asaj se a është e gatshme PDK-ja që të mbesë në opozitë në rast se nuk gjen parter qeverisës.

FITORJA

Ndërsa sa iu përket zgjedhjeve të reja për të sqaruar situatën politike, Haliti ka thënë se kjo nuk do të ishte zgjidhja më e mirë.

“Besoj se nuk do të ketë zgjedhje të reja dhe po besoj se menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ose përafërsisht në fillim të shtatorit do ta kemi qeverinë e re të Kosovës dhe institucionet funksionale”, ka thënë ai.

Sa i përket asaj se më kë do të dëshironin ta bënin qeverinë vetëm me LDK-në apo me LDK-AAK, Haliti ka thënë se e rëndësishme është që të ketë qeveri stabile.

“Nuk mund të ketë qeverisje të mirë në qoftë se për çdo seancë të Kuvendit duhet të vraposh pas numrave. Nuk mund të ketë institucione të fuqishme në qoftë se para çdo mbledhje të qeverisë duhet t’i thërrasësh kryetarët e partive të ministrave që i ke në koalicion për t’u marrë vesh për vendimet që duhet t’i marrësh në Qeveri ose Kuvend. Pra, tani nuk jemi në fazën kur ne duhet t’i shikojmë mundësitë e krijimit të koalicionit parazgjedhor. Tani duhet të shihet se cila do të jetë mënyra e mundshme që ta kemi numrin më të madh të votave të sigurta, në mënyrë që të kalohen çështjet që kanë të bëjnë me Kuvendin dhe si ta kemi një qeveri më stabile dhe më të përgatitur për t’i shërbyer vendit”.

Më tej Haliti ka thënë se PDK-ja nuk e kundërshton koalicionin as me LDK-në, as me AAK-në, as me Nismën, ndërkaq për Vetëvendosjen ka thënë se nuk mund të deklarohet për shkak se siç ka thënë ai nuk është i sigurt se cilat janë raportet dhe mundësitë e PDK-së që të bashkëqeverisë me ta.

“Vetëvendosje! deklarimet i ka pasur shumë refuzuese, por PDK-ja nuk është deklaruar që është kundër Vetëvendosje!-s. Në politikë gjithçka e shoh të mundshme”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket ballafaqimit në Gjykatën Kushtetuese me LDK-AAK-Nisma lidhur me seancën e 17 korrikut Haliti ka thënë se Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha argumentet të nxjerrë një vendim.

“Kjo gjykatë nuk besoj se do të merret me procedurat dhe Rregulloren e Kuvendit, por do të mbështetet tek Kushtetuta. Nuk besoj se në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një gjykim, në këtë rast se kush ka të drejtë, sepse gjërat janë të përshkruara me rregullat tona. Demokracia është rregull dhe procedurë. Unë nuk them se janë bërë shkelje penalizuese, por besoj se ka pasur gabime aq të panevojshme në procedurat që janë ndjekur pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit saqë ka qenë e nevojshme të shkohet në Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vlerësim për atë që ka ndodhur. Ta presim vendimin e kësaj gjykate dhe ai vendim duhet të jetë i zbatuar nga të gjithë. Kuptohet në politikë mund të ndodhin gjëra që janë të papritura. Të pakënaqurit mund të veprojnë politikisht sipas mënyrave që ata dinë dhe duan t’i bëjnë”, ka thënë ndër të tjera Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.