ARKATANA

Haliti njofton Stubllasit me investimet e planifikuara në këtë lokalitet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në vazhdën e takimeve që Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është duke i bërë në lokalitetet e kësaj komune, ai ka vizituar fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë. Gjatë kësaj vizite ai është takuar me banorët e këtij lokaliteti si dhe me kryetarin e fshatit Stubëll Marjan Ramaj, kryetar i fshatit Stubëll të Epërme ku kanë bashkëbiseduar për projektet të cilat pritën të fillojnë së shpejti në këtë lokalitet.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë në vazhdimësi po bënë përpjekje që të punoj në interes të gjithë qytetarëve të kësaj komune dhe bëri me dije edhe për projektet të cilat do të fillojnë së shpejti në këtë lokalitet. “Në vazhdimësi po bëjë përpjekje të realizojmë projekte të interes të qytetarëve tanë. Dua gjithashtu të ju njoftoj se së shpejti do të fillojmë me dy projekte në këtë lokalitet konkretisht në projektin e ujësjellësit si dhe asfaltimin e rrugës“ u shpreh Haliti.

Ndërkaq vetë banorët i mirëpritën këto projekte dhe u shprehën se ato janë të domosdoshme në përmirësimin e jetës së tyre.

Uji Dea

Pas këtij takimi Haliti ka vizituar edhe fabrikën për prodhimin e pijeve alkoolike e cila ushtron veprimtarin e saj në këtë lokalitet.

Me këtë rast Haliti stafit udhëheqës të kësaj fabrike se komuna krahas kushteve të infrastrukturës një vëmendje të veçantë është duke i kushtuar edhe mbështetës së bizneseve të cilat janë një mundësi e mirë për gjenerimin e vendeve të reja të punës prandaj do të mbështes këtë biznes në zhvillimin e mëtutjeshëm të veprimtarisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.