UBT

Haliti: Ngërçi politik dëmton zhvillimin ekonomik të komunave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti financiar i vendit domosdoshmërisht varet nga stabiliteti politik dhe institucional që e kanë shtetet, andaj ne duhet reaguar me kohë që të mos lejojmë të ndikojë ngërçi politik në të cilin ndodhemi, në stabilitetin financiar të vendit thotë eksperti Burim Haliti.

Burim Haliti nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike thotë për rajonipress se duhet të tregojmë elegancë dhe aftësi politike në tejkalimin e krizës politike dhe institucionale në të cilën ndodhemi (që nga fillimi i qershorit), sepse sa më shumë lejojmë të kemi divergjenca politike të cilat ndikojnë në mos konstituim të institucioneve të vendit, aq më shumë vërehet mos stabiliteti financiar i vendit gjë që më së paku tani për tani i nevojitet vendit.

“Sfidë kryesore e vendeve në zhvillim nuk është vetëm zhvillimi ekonomik i shtetit, por edhe ruajtja e stabilitetit financiar të vendit dhe ne si shoqëri jemi futur në një periudhë kohore shumë të nxehtë (muaji shtator) në kuptimin e stabilitetit financiar, sepse deri më tani në aspektin kohor përgatitja e projektbuxhetit është dashur të jetë në fazën përfundimtare të përgatitjes, ndërsa dihet se ne ende nuk kemi as rishikim të buxhetit edhe përkundër disa vendimeve shtetërore të cilat kanë prekur dhe ndryshuar drejtpërdrejt buxhetin shtetëror dhe vijat buxhetore” shton Haliti, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Sipas tij më së shumti vakumi politik dhe institucional vërehet në qeverisjen lokale sa i përket zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit financiar, sepse edhe qytetarët janë më afër me qeverisjen në nivelin lokal. “Realisht teoria dhe konceptet bashkëkohore të qeverisjes në vendet e zhvilluara kanë ndikuar që të mos ketë zgjedhje në përfundim të vitit fiskal, sepse mund të destabilizohet vendi në kuptimin fiskal dhe mund të kemi ngecje të zhvillimit ekonomik”.

Haliti thotë se ne tani më vetëm se jemi në këtë fazë dhe nëse vazhdojmë me ngërç politik do të kemi ngecje në zhvillimin ekonomik të vendit dhe nëse tani në këtë fazë kemi zgjedhje do të prodhojmë jo stabilitet financiar për shkak se jemi në fazën përfundimtare të vitit fiskal gjegjësisht të miratimit të buxhetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.