UBT

Haliti nga afër vizitoi vatrat e zjarrit, kërkon që të bëhet çmos që të parandalohen dëmet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiten Afrim Halili dhe të tjerë gjatë ditës së sotme kanë vizituar disa vatra të zjarrit të cilat janë përhapur në komunën e Vitisë.

Haliti tha se institucionet komunale po bëjnë përpjekje të mëdha në ruajtjen e botës bimore dhe shtazore, të pasurisë private dhe publike por edhe të njerëzve në këtë komunë.

Ai nga afër ka vizituar edhe një vatër të zjarrit në mes të fshatrave Ramjan dhe Fshati i Ri, konkretisht në vendin e njohur me emrin “Bagdat”, ku ju janë përfshirë nga zjarri me dhjetëra hektarë tokë dhe që po rrezikon tani edhe Pishat në fshatin Tërpezë.

Haliti ju bënë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre të hapur pasi që po rrezikojnë sigurinë publike.

FIDANISHTJA

Ai tha se dje gjatë intervenimit kanë pasur probleme shëndetësore edhe stafi i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti, të cilët kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente në Viti.

Kurse komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiteni Afrim Halili, ka kërkuar bashkëpunim e qytetarëve me qëllim që zjarrevenesit të qëllimshme të sillen para drejtësisë.

Gjithashtu zyrtarët komunal bëjnë me dije se nga intervenimit e shumta janë dëmtuar edhe resurset humane dhe materiale që janë kyçe në parandalimin e përhapjes së zjarreve.

Përndryshe që disa ditë kjo komunë është duke u ballafaquar nga zjarret e hapura e që shumë prej tyre dyshohet se janë zjarrëvënie të qëllimshme konkretisht në djegien e hamullorëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.