Eko Higjiena

Haliti: Nëse Kurti e ka seriozisht, atëherë kryetarët e veriut duhet t’i deponojnë dorëheqjet

/ 2 minuta lexim

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përfunduar ditë më parë hartimin e Udhëzimit Administrativ për largimin e kryetarëve të 4 komunave veriore përmes peticioneve.

Por, opozita këtë udhëzim nuk po e shohin si zgjidhjen e duhur për zhbllokimin e situatës në katër komunat veriore të vendit.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se nëse e ka seriozisht kryeministri, dhe nëse nuk dëshiron të bëjë lojëra prolonguese, atëhere duhet që katër kryetarët e komunave ne veri, t’i deponojnë dorëheqjet e tyre me qëllim që ato të miratohen në momentin kur arrihet marrëveshja për zgjedhjet në veri.

Mobi Casa

“Marrëveshja duhet të bëhet mendërmjetësimin e BE-së dhe do duhej që përfaqësuesit e qytetarëve në veri do të duhej të arrinin një marrëveshje. Paraprakisht mendoj se do të duhej që të ndërtohet një institucion këshillimor nga qeveria ose nga institucionet si EULEX-i, ose ambasada e ShBA-ve me qëllim që të zhvillohet një debat i brendshëm në veri dhe këto dorëheqje të hyjnë në fuqi në momentin e arritjes së marrëveshjes për të bërë zgjedhje. Çështja e atij peticioni është krejtësisht i pamundshëm për t’u realizuar për faktin se ne nuk kemi ligj që e mundëson pastaj referendumin”, ka thënë Haliti për IndeksOnline.

Më tutje, ai thotë se 20% e firmave nuk mund të arrihet sepse, serbët e veriut, pa këtë marrëveshje të mundshme nuk do ta nënshkruajnë dhe si do të arrihen 20% e nënshkrimeve.

“Ose qëllimi është që më thënë ja këta s’po duan vet dhe na ja mundësuam dhe për ta prolongua këtë çështje. Unë mendoj se duhet patjetër që katër kryetarët me shtensionu situatën. Ata dihet me sa vota janë zgjedhur. E di që kanë egon e tyre, dhe interesat e partive që përfaqësojnë, por mendoj dhe jam i bindur që këta katër kryetar duhet të deponojnë së bashku dorëheqjen pa marrë parasysh çka ju thonë partitë e tyre me këtë kusht. E kryejnë detyrën deri sa të përfundojnëzgjedhjet”, ka shtuar ai.