Haliti nënshkruan një marrëveshje me IKC-në për realizimin e projekteve në bujqësi

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësuesin e IKC-së ( Initative for Kosova Community). Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar një marrëveshje për implementimin e projektit një vjeçar për vitin 2016.
Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë ku janë paraparë aktivitete të shumta e si organizimi i trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme por edhe analizimi dhe vlerësimi i gjendjes aktuale të palëve të interesit (fermerëve, bujqve dhe grupeve të tjera relevante) si dhe analizimi i nevojave për trajnime me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të fermerëve në këtë komunë etj.
Po ashtu sipas kësaj marrëveshje parashihet edhe ngritja e 2 hektarëve me pemë të imta në këtë territorin e kësaj komune.
Sipas marrëveshjes në fjalë projektet do të realizohen me bashkë participim të komunës dhe të organizatës IKC./rajonipress/