Mobi Casa

Haliti nënshkruan memorandum bashkëpunimi për kompletimin e sistemit të adresave me Agjencionin Kadastral të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim z. Berat Preniqi dhe Loresa Latifi zyrtarë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK).

Me këtë rast kryetari Haliti, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për kompletimin e sistemit të adresave në territorin e komunës së Vitisë.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi kryetari Haliti, tha se projekti në fjalë është i një rëndësie të veçantë për sistemin e adresave në Viti, duke bërë më të lehtë pranimin e shërbimeve postare për qytetarët e komunës së Vitisë.

Ai tha se komuna të cilën ai e udhëheq do të jetë bashkëpunues me AKK-në me të gjitha kapacitet e saj, për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm në formën më të mirë të mundshme.

Mobi Casa

Ndërkaq zyrtarët nga AKK i kanë dhuruar kryetarit Haliti një hartë topografike e cila është edhe në sistemin e gjeoportalit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, sipas dokumentit të nënshkruar sot të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet publike duhet të kenë një adresë unike, e cila regjistrohet në regjistrin shtetëror të adresave dhe shënohet në terren.

Kurse kompletimi i sistemit të adresave në Kosovë, do të bëhet në bashkëpunim të AKK-së dhe komunës, të mbështetur nga projekti i kadastrës së patundshmërive dhe infrastrukturës Gjeohapsinorë (REGIP) të Bankës Botërore.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Sadat Sejdiu, zyrtarë komunal./rajonipress/