Haliti nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për implementimin e Programit Nacional për Rininë

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport pranë Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sporti të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi ata kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e Programit Nacional për Rini (PNR).

Gjatë këtij takimi u bë me dije se sy program implementohet duke u bazuar në dokumentacionin e përpiluar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport dhe është gjithëpërfshirës dhe parasheh pjesëmarrjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve të Republikës së Kosovës në garat e Diturisë, të Kreativitetit Kulturor, Mendimit Kritik dhe Sportit.

Po ashtu në kuadër të këtij programi nxënësit do të garojnë në nivel shkollor, komunal dhe Republikan. Kurse studentët do të garojnë në nivelin universitar dhe republikan. Gjithashtu janë paraparë edhe garat ndërshtetërore me diasporën në Programin Ndërshtetëror për Rininë.

UBT

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport pranë MKRS-së, Rexhep Hoti bëri me dije se për të rregulluar dhe funksionalizuar tërësinë e implementimit të PNR-së, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka përpiluar udhëzuesit dhe rregulloret përkatëse, sipas të cilave do të bëhet edhe organizimi i garave.

Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë ndër tjerash u shpreh se për të ka një rëndësi të veçantë nënshkrimi i kësaj marrëveshje duke u zotuar se Komuna e Vitisë do të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja për implementimin e PNR-së./rajonipress/