Eko Higjiena

Haliti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën IKC me të cilën do të përfitojnë fermerët vitias

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën IKC, që ka të bëjë me mbështetjen e sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

Me këtë rast Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi se ai ndihet i lumtur që komuna e Vitisë dhe IKC po vazhdojnë bashkëpunimin e mirë edhe për një vit. “Sot ndihem i lumtur pasi që bashkërisht me z. Ekrem Bajrami nga IKC po nënshkruajmë një dokument me të cilën do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë edhe për një vit. Gjatë vitit të shkuar bashkërisht kemi bërë shumë punë që janë mirëpritur nga fermerët e të gjitha sektorëve dhe këtë gjë e synojmë edhe në këtë vit” u shpreh Haliti pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Këtë bashkëpunim e ka mirëpritur edhe Drejtori Ekzekutiv i IKC-së, Ekrem Bajrami. Përndryshe sipas marrëveshjes dy paleshe gjatë për një vit do të realizohen shumë aktivitete në fushën e bujqësisë. Në mesin e tyre do të këtë përkrahje për fermerët me serra familjare, spërkatëse, inkubator për zog,ë por edhe organizimi dhe shënimi i Ditës së Shalqirit në fshatin Gjylekar dhe Ditës së Patates në fshatin Debelldeh.

Hidromorava

Gjithashtu me këtë marrëveshje parashihen edhe disa aktivitete të tjera në mesin e tyre trajnime për fermerët e sektorëve të ndryshëm dhe promovimin e produkteve bujqësore të prodhuara në komunën e Vitisë.

Përndryshe gjatë nënshkrimit të këtij dokumenti të pranishëm ishin dhe disa drejtor të drejtorive dhe zyrtarë komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.