ARKATANA

Haliti nënshkruan kontratat për projektet e financuara në fushën e kulturës dhe sportit në Viti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave jo qeveritare (OJQ-të) dhe klubeve që veprojnë në territorin e komunës së Vitisë dhe që janë përfitues të subvencioneve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit për të nënshkruar kontratat e subvencionimit.

Në këtë ceremoni, kryetari i komunës, Sokol Haliti, fillimisht ka uruar përfaqësuesit e OJQ-ve dhe klubeve që janë përzgjedhur për të subvencionuar duke ju uruar atyre suksese në realizimin e projekteve të tyre në komunën e Vitisë.

Ai poashtu tha se qeverisja lokale në Viti mbetet e përkushtuar të mbështesë projektet konkrete që janë në interes të komunitetit artistik, kulturor dhe sportiv në këtë komunë.

ARKATANA

”Jemi ndër komunat me më së shumti aktivitete kulturore, sportive dhe artistike dhe kjo natyrisht edhe falë bashkëpunimit tonë. Ju jeni ambasadorët e komunës së Vitisë dhe ne krenohemi me punën tuaj. Jam i vetëdijshëm që edhe pse jemi ndër komunat që ndanë më së shumti mjete financiare për OJQ-të dhe klubet ato prapë janë të pamjaftueshme megjithatë synojnë që në të ardhmen të rrisim më shumë buxhetin” u shpreh Haliti.

Ndërkaq drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti, bëri të ditur se janë 33 organizata, shoqata e klube që kanë aplikuar por që për subvencionim e tyre janë përzgjedhur nga Komisioni Komunal 29 prej tyre dhe atë në përputhje me rregulloret përkatëse. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.