Uji Dea

Haliti nënshkruan Kartën e Energjisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesin e GIZ-it gjerman Maliq Pireci, Projekti i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (KEEP) për Krijimin e Sistemit të Menaxhimit të Energjisë në Nivel lokal, me që rast edhe ka nënshkruar Kartën e Energjisë, e cila ka për qëllim, promovimin në mënyrë aktive të efiçiencs së energjisë, energjinë e ripërtritshme dhe menaxhimin e energjisë, si në ndërtesa dhe sisteme të shërbimeve, në shtëpi dhe në sektorin e biznesit.

Hidromorava

Përmes nënshkrimit të kësaj karte, kryetarët e 36 komunave të Kosovës pajtohen që të përqendrohen dhe angazhohen për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme energjetike në qytetet e Kosovës dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve. Njëherit, ata pajtohen që të rrisin efikasitetin e energjisë , përdorimin e burimeve të ripërtritshme, dhe do të menaxhojnë sistematikisht përdorimin e energjisë nëpër komuna. Kjo do të stimulojë krijimin e vendeve të punës, zhvillimin ekonomik rajonal dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji./rajonipress/