Mobi Casa

Haliti: Në Viti LDK do të fitojë qysh në raundin e parë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Thjesht e kemi thënë edhe më herët që LDK-ja dega në Viti është e pa konkurrence dhe e vetmja parti që meriton të udhëheqë me komunën e Vitisë dhe e cila ka strategji zhvillimore të qartë dhe të realizueshme. LDK është e pakontestueshme e para dhe do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale 2013 edhe atë në raundin e parë thotë Sokol Haliti kryetar i LDK-së në Viti dhe kandidatë për kryetar të komunës.

“LDK-ja dega në Viti me plot gojën mund të them që është partia më e organizuar dhe gjitheperfshirese në komunën e Vitisë, artikuluese e vërtetë e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, sepse në radhët e saj janë intelektualët më të devotshëm të komunës sonë”. Kështu thotë për rajonipress Sokol Haliti kryetar i LDK-së në Viti dhe kandidatë për kryetar të komunës.

Haliti tha se LDK-ja në Viti është partia më e strukturuar në gjithë territorin e komunës së Vitisë, sepse ka kryesinë më kualitative mund të themi edhe në rajon të Anamoravës , ku në radhët e saj ka edhe Forumin e Gruas dhe atë të Rinisë, gjithashtu të organizuar mirë dhe me një përkrahje të madhe dhe kualitet.

“Thjesht e kemi thënë edhe më herët që LDK-ja dega në Viti është e pa konkurrence dhe e vetmja parti që meriton të udhëheqë me komunën e Vitisë dhe e cila ka strategji zhvillimore të qartë dhe të realizueshme, për dallim nga partitë tjera rivale që as takim të punës së kryesisë nuk kanë mbajtur kohë të gjatë, por aktivizohen herë pas here vetëm sipas nevojës” shprehet Haliti.

UBT

Haliti tha se në bazë të besueshmërisë që ka LDK-ja tek qytetarët e Vitisë dhe anëtarësia e saj dhe në bazë të sondazheve “të porositura” që i kanë bërë vetë partitë në pushtet del se është e pakontestueshme e para dhe do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale 2013 edhe atë në raundin e parë.

Sipas tij kjo sigurisht që do të ndodhë më 3 nëntor ngase është e vetmja shpresë për nxjerrjen e Vitisë nga kriza ekonomike, politike e institucionale që e ka kapluar tash e 8 vite. “Premtimi ynë kryesor para qytetarëve të komunës sime është se ne nuk do të punojmë ashtu si u punua këto 8 vite, por do të punojmë ndryshe madje shumë më ndryshe me plan program të qartë zhvillimor me ndarje të qartë të kompetencave të shtyllave kryesore institucionale në përputhshmëri me ligjet në fuqi e në veçanti në pajtim me ligjin mbi vetëqeverisjen lokale”.

Haliti tha se ambiciet tona nuk janë as më shumë e as më pak se implementimi i ligjeve në fuqi, zhvillim ekonomik për komunën tonë, shërbime për qytetarët e të gjitha shtresave duke përfshirë edhe mërgatën tonë shumë – kontribuuese. “Nuk do ta harrojmë as sferën e mbrojtjes dhe kontrollit qoftë në sferën shëndetësore, mbrojtjen e pyjeve, mbrojtjen fito-sanitare” etj shtoj Haliti./rajonipress/