Haliti në takim me UNDP për hartim të Planit të Integritetit
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim përfaqësues të UNDP me të cilët ka biseduar lidhur me përgatitjet për hartimin Planit të Integritetit.
Përfaqësuesit nga UNDP, Petrit Skenderi këshilltar dhe Rrezarta Reka zyrtare e projektit, kanë njoftuar kryetarin Haliti me procedurat që duhet ndjekur komuna në hartimin e këtij plani siç është formimi i një Grupi punues të përbërë nga kryetari, zv.kryetari i komunës dhe Drejtorët e Drejtorive komunale.
Haliti u shpreh i gatshëm që të kontribuojë dhe mbështesë këtë nismë duke e cilësuar atë si progresive pasi që në të ardhmen edhe investitorët i kërkojnë komunave planin e integritetit, gjë që roli dhe rëndësia e tij do të jetë shumë i madh për një menaxhim më të mirë qeverisës.
Programi i UNDP-së kundër korrupsion mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Plani i Integritetit paraqet procesin e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të reja të stafit komunal për të parandaluar, rezistuar dhe zbutur dukuritë korruptive në komuna./rajonipress/


