Haliti në radhë për të paguar tatimin në pronë, fton edhe qytetarët të kryejnë obligimin
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtorët e Drejtorive Komunale kanë bërë sot pagesën e tatimit në pronë në formë të organizuar.
Kryetari Haliti me këtë rast ju bëri thirrje qytetarëve të kësaj komunë që të kryejnë obligimet e tatimit në pronë me qenë se kjo lloj i tatimit do të ju kthehet si e mirë e përbashkët qytetarëve të kësaj komune.
“Ju bëjë thirrje qytetarëve tanë që të bëjnë pagesën e këtij lloj të tatimit sepse paratë e grumbulluara nga ajo do të investohen përsëri në të mirën tonë të përbashkët” u shpreh Haliti./rajonipress/


