Hidromorava

Haliti në natën e ndërrimit të motmoteve vizitoi ekipet kujdestare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Me rastin e ndërrimit të motmoteve, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti bashke me drejtorët e drejtorive komunale, kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, drejtorin e shoqatës “Vitia” dhe bashkëpunëtorë, kanë vizituar sonte ekipet kujdestare të policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës.

Haliti, duke iu uruar vitin e ri i falënderoi ekipet kujdestare të cilat pavarësisht festave po punojnë që të kujdesen për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve vitias pa dallime dhe theksoi se puna që ata po bëjnë jo vetëm sonte por në vazhdimësi, është shumë e dinjitetshme dhe fisnike.

Mobi Casa

Ata e njoftuan kryetarin se deri më tani gjendja në komunën e Vitisë është e qetë e stabile dhe se deri më tani nuk ka ndonjë rast të lëndimeve nga mjetet piroteknike.

Me këtë rast në shenjë respekti, Haliti i nderoi me nga një dhuratë simbolike./rajonipress/