Eko Higjiena

Haliti: Në mandatin e ardhshëm na presin projekte edhe më të mëdha

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – E ardhmja ndërtohet me punë, vizion dhe përkushtim të përbashkët. Unë mbetem i vendosur që ta çoj përpara këtë rrugëtim, gjithmonë në shërbim të qytetarëve tanë ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Vitisë,

Si Kryetar i Komunës, dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për besimin dhe mbështetjen që më keni dhënë ndër vite. Së bashku kemi arritur rezultate konkrete: kemi përmirësuar infrastrukturën, kemi investuar në arsim dhe shëndetësi, duke krijuar kushte më të mira për të rinjtë, familjet dhe çdo qytetar të komunës sonë.

FIDANISHTJA

Por puna jonë nuk ndalet këtu! Në mandatin e ardhshëm na presin projekte edhe më të mëdha, të cilat do ta çojnë Vitinë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, modernizimit dhe standardeve më të larta të jetesës.

Në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, ju ftoj që edhe një herë të ecim së bashku, krah për krah, për një Viti më të zhvilluar, më moderne dhe gjithmonë më afër qytetarëve.

E ardhmja ndërtohet me punë, vizion dhe përkushtim të përbashkët. Unë mbetem i vendosur që ta çoj përpara këtë rrugëtim, gjithmonë në shërbim të qytetarëve tanë.

Ju falënderoj nga zemra për besimin tuaj të vazhdueshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.