UBT

Haliti në debatin me qytetarët i bëri një rezyme punëve të kryera përgjatë vitit 2023

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në debatin e sotëm me qytetar, Sokol Haliti i ka njoftuar vitiasit mbi punën e tij përgjatë periudhës 12 mujore të institucioneve komunale për këtë vit, por edhe mbi zhvillimet komunale në këtë komunë për gjatë 2023-tës.

Haliti në raportin e punës së tij, ka renditur të arriturat për gjatë vitit 2023, duke fokusuar në projektet që janë realizuar, si dhe ato që janë në përfundim e sipër.

Në pjesën e dytë qytetarët kanë parashtruar pyetjet dhe sugjerimet e tyre mbi punën e institucioneve komunale të Vitisë. Përndryshe ky debate parashihet me rregulloren për transparencë.

Në fillim të këtij takimi zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i ka njoftuar të pranishmit mbi aktivitetet dhe punët e zhvilluara, projektet që janë në realizim, planet për të ardhmen dhe atë në të gjitha fushat si në arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë, infrastrukturë, shërbime publike, administratë por edhe në shumë fusha të tjera.

Ndërkaq më pas Haliti ka mbajtur edhe një fjalë rasti.

Mobi Casa

“Gjatë kësaj periudhe nuk kemi pushuar së angazhuari në përmbushjen e nevojave të qytetarëve tanë me qëllimin më të mirë të ngritjes së cilësisë dhe mirëqenies së qytetarëve vitias. Vitia jonë, gjatë vitit 2023, ka arritur një progres pozitiv dhe atë në të gjitha fushat si në fushën e investimeve kapitale, rritjen e bashkëpunimit me donator, promovimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme. E gjithë kjo u bë mundur falë bashkëpunimit me nivelin qendror, donatorët, shoqatat, miqtë tanë ndërkombëtar, mërgatën tonë të nderuar por edhe bashkëpunimit të ndërsjellët të institucioneve komunale me qytetarët e saj të cilët ja duan të mirën këtij vendi” u shpreh ndër tjerash Haliti.

Ai shtoj se bashkëpunimi i qytetarëve me komunën por edhe besimi që ata kanë ndaj institucioneve ju jep forcë atyre që të vazhdojnë siç tha ai pa u ndalur në rrugën drejtë arritjeve të reja dhe realizimin e qëllimit dhe misionit tonë për një Viti të zhvilluar ekonomikisht, të integruar përtej kufijve administrativ.

“Vetëm gjatë këtij viti ju jeni dëshmitar të kohës që në gati të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë po punohet me një rritëm të shtuar. Vitinë e kemi shndërruar në një vend punishte ku po lulëzojnë projektet e shumta të cilët ju qytetarët tani mund ti shihni dhe prekni”, u shpreh Haliti.

Kurse në fund të këtij debati Haliti ju është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të cilët ishin të shumtë në numër./rajonipress/