Eko Higjiena

Haliti në 20 vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-së, Vitia ju është përjetësisht mirënjohës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Me rastin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-së kundër caqeve ushtarake e policore serbe, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe ansambleve pjesëmarrës në Manifestimin “Flakadani i Karadakut 2019” janë bërë homazhe tek kompleksi i diplomatit të njohur amerikan “Richard Holbrooke” në Viti.

Sokol Haliti pas vendosjes së luleve ka mbajtur një fjalë rasti ku në veçanti ka folur mbi sulmet ajrore të NATO-së dhe kontributit të shteteve mike për lirinë e Kosovës. Haliti në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s, ndaj caqeve serbe, ka thënë se me këtë intervenim u bë edhe çlirimi i Kosovës nga okupatori i atëhershëm. Kryetari Haliti potencoi se 24 marsi është një ditë e rëndësishme për popullin e Kosovës.
“Krahas respektit për dëshmorët, ne si Viti respektojmë dhe nderojmë aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtar, si ish- diplomatin amerikan, Richard Hobrooke, tek busti i tij në qendër të Vitisë, që si ai dhe shumë aleatë të tjerë amerikan dhe të NATOS-së që në kohën më të vështirë ishin përkrah Kosovës, dhe realizuan aspiratat shekullore të shqiptarëve për lirinë dhe shtet ndërtimin e shtetit tonë. Aspirojmë që në të ardhmen me mbështetjen e miqve ndërkombëtarë ta kemi edhe ulësen në OKB”, tha Haliti në mes tjerash.

Uji Dea

Haliti tha se në këtë ditë të rëndësishme historike ata kujtomë edhe dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Përndryshe me 24 mars të vitit 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.