RCCOLA

Haliti nderoi me dekoratë përfaqësuesit e Shoqatës së Mërgimtarëve të Skifterajt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim një grup të mërgimtarëve dhe përfaqësues të fshatit Skifteraj, me që rast kanë biseduar për ecurinë e projekteve në këtë lokalitet, planeve në të ardhmen e në veçanti për funksionalizimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili për vite të tëra është jashtë funksionit.

Haliti i njoftoi ata rreth marrëveshjes më CDI-në për ri funksionalizim të rrjeteve të ujësjellësit në disa fshatra dhe premtoi se do të jetë përkrahë banorëve për gjetjen e zgjidhjes së këtij problem.

Eco Higjiena

Përfaqësuesit e fshatit Skifteraj, paraqitën si kërkesë unanime që të realizohet një projekt që do të mundësonte furnizimin me ujë të këtij fshati, nga burimet e ujit në Letnicë.

Në këtë takim, kryetari Haliti në shenjë falënderimi për kontributin e vazhdueshëm që po jep diaspora e fshatit përmes fondit të shoqatës në Zvicër, i nderoi ata me dekoratën e Pavarësisë, ndërkohë që edhe përfaqësuesit e shoqatës së mërgimtarëve të fshatit Skifteraj, falënderuan Institucionet komunale për angazhimin në realizimin e projekteve në këtë lokalitet./rajonipress/