Eko Higjiena

Haliti nderohet me titullin “Ambasador i Paqes“ nga Komiteti Botëror për Paqe

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është nderuar sot me titullin Ambasador i Paqes nga Komitetit Botëror i Paqes. Certifikatën e këtij titulli të lëshuar nga Presidenti i Komitetit Botëror të Paqes, Djuyoto Sunfam, ju është dorëzuar sot kryetarit Haliti nga përfaqësuesi i këtij komiteti Rabit Sadiku.

“Sot kam nderin të ja dorëzoj kryetarit Haliti certifikatën me titullin Ambasador i Paqes. Me të vërtetë kryetari Haliti ka bërë një punë të mirë për qytetarët që duhet vlerësuar” u shpreh Sadiku.

Ndërkaq Kryetari Haliti theksoj se këtë çmim ja dedikon të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

United Hospital

“Ndihem i nderuar për këtë vlerësim që më është bërë nga Komiteti Botëror i Paqes. Atë ja dedikoj të gjithë bashkëpunëtorëve që kanë punuar në të mirën e qytetarëve tanë. Titujt si ky na japin forcë që të vazhdojmë edhe në të ardhmen me punë të mira në interes të komuniteteve” u shpreh Haliti.

Përndryshe në ndarjen e këtij titulli ka marrë pjesë edhe Tahir Shabani, Ambasador Nderi dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore si dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.