RCCOLA

Haliti nderohet me mirënjohje nga kryetari i Kriva Palankes së Maqedonisë së Veriut

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po qëndron për vizitë në Komunën e Kriva Palankes së Maqedonisë së Veriut. Kjo vizitë po bëhet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë dhe Kriva Palanken në kuadër të projektit Ndërkufitar të Bashkimit Evropian “Cross Border”, në komponentën “Turizmi pa Kufi”.

Aty Haliti është pritur nga homologu i tij maqedonas, Borjancho Micevski i cili e ka nderuar Kryetarin Haliti me mirënjohje për bashkëpunim ndërinstitucional.

Mobi Casa

Gjatë qëndrimit të tij në këtë komunë, Kryetari Haliti pritet të zhvilloj takime dhe vizita të ndryshe dhe ndër to do të vizitoj edhe shëtitoren që është ndërtuar në këtë komunë në kuadër të projektit Ndërkufitar “Cross Border” të Bashkimit Evropian./rajonipress/