FIDANISHTJA

Haliti mori pjesë në konferencën për fuqizimin e grupeve sociale në viset rurale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në konferencë të përfaqësuesve të disa komunave të Kosovës, ku është diskutuar lidhur me projektin “Fuqizimi socio ekonomik i grupeve të cenueshme sociale në Kosovë”.

Projekti ka për qëllim përfshirjen e kategorive të cenuara sociale që jetojnë në viset rurale, respektivisht familjet me të ardhura të pakta, gra vet ushqyese dhe anëtar nga komuniteti jo shumicë në vise rurale të komunave : Viti, Prizren, Dragash,Mitrovicë e Vushtrri.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, duke njoftuar rreth angazhimeve të Institucioneve komunale në përmirësimin e jetës dhe promovimin e sipërmarrjeve të vogla, ka thënë se në vazhdimësi ka mbështetur idetë dhe projektet që kanë të bëjnë me këto fusha dhe njiherit ka premtuar se do të mbetet i përkushtuar për të fuqizuar edhe iniciativat e shoqatat e grave të cilat deri më tani kanë pasur mbështetjen institucionale.

ARKATANA

Objekti i përgjithshëm i projekti është të përmirësoj cilësinë e jetës dhe të kontribuojë në promovimin e sipërmarrjeve të vogla familjare në vend, si një mjet për fuqizimin e grave dhe familjeve sociale të rrezikuara që njëkohësisht edhe të kontribuojë në rritjen ekonomike të Kosovës.

Sipas organizatorëve, qëllimi i konferencës ishte që të paraqes arritjet e projektit dhe për të diskutuar sfidat në të ardhmen. Projekti që financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga KHCS Nëna Terezë në partneritet me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, mbështet në mesin e përfituesve të saj të paktën 20 % të grupeve minoritare në zonën e synuar dhe 30 % të grave në familje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.