Eko Higjiena

Haliti mirëpret heqjen e Vitisë nga karantina

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka miratuar kërkesën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për shfuqizimin e vendimit për ndalimin e hyrje-daljeve nga kjo komunë. Ai e mirëpret këtë vendim, pasi Vitia si vatër e parë e infektimit me koronavirus në Kosovë edhe është goditur më së shumti.

Sipas tij, vendosja e gjithë territorit të Komunës së Vitisë në karantinë, pa e mbështetur me masa përcjellëse, ka qenë e vështirë dhe barrë për institucionet komunale dhe mekanizmat tjerë që janë marrë me menaxhimin e situatës. Sidoqoftë ai ndihet i lehtësuar që gjendja me gripin pandemik është në përmirësim e sipër dhe Vitia tashmë ka 20 të shëruar.

FIDANISHTJA

Mirëpo, Haliti kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë të shmangin daljet e panevojshme, pasi rrethanat e reja nuk duhet të shërbejnë për relaksim, por duhet akoma vëmendje, sepse rreziku nuk ka kaluar plotësisht.

Qeveria në detyrë ka marrë vendim sot për daljen nga karantina edhe për Klinën dhe Malishevën. Këto masa lehtësuese vijnë pas uljes së numrit të të prekurve me Covid-19, derisa ka rritje të numrit të të shëruarve. Megjithatë, lirimi nga masat e plota do të jetë gradual dhe në disa faza./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.