UBT

Haliti: Mërgimtarët meritojnë respekt të jashtëzakonshëm

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Keni ndihmuar në shtet ndërtim dhe po na përfaqësoni denjësisht, andaj edhe meritoni një respekt të jashtëzakonshëm. Ju pos aktiviteteve tuaja humane e qytetare nëpër botë, po ndihmoni edhe familjarët tuaj dhe po ndihmoni Kosovën me remitencat tuaja. Andaj, ne si institucione komunale, do të mundohemi që të ju ofrojmë shërbime më të mira, një pritje meritore që të kaloni pushimet ngrohtësisht në vendlindje, ka thënë Sokol Haliti.

Me rastin e 1 Gushtit – Ditës së mërgimtarëve të komunës së Vitisë, janë organizuar një varg aktivitetesh në komunën tonë nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, raporton rajonipress.

Fillimisht mërgimtarët të shoqëruar nga udhëheqësit komunal dhe shoqatat kanë bërë homazh tek varrezat e dëshmorëve në Viti, e më pas është zhvilluar një pritje e kryetarit të komunës Sokol Haliti në ambientet e komunës, takim ky me karakter informues për zhvillimet e gjithëmbarshme në komunë dhe nevojat e interesimet e mërgimtarëve.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka theksuar nevojën e takimeve të tilla me mërgimtarët dhe ka premtuar se do të vazhdojnë edhe më tej më organizime të tilla. “Keni ndihmuar në shtet ndërtim dhe po na përfaqësoni denjësisht, andaj edhe meritoni një respekt të jashtëzakonshëm. Ju pos aktiviteteve tuaja humane e qytetare nëpër botë, po ndihmoni edhe familjarët tuaj dhe po ndihmoni Kosovën me remitencat tuaja. Andaj, ne si institucione komunale, do të mundohemi që të ju ofrojmë shërbime më të mira, një pritje meritore që të kaloni pushimet ngrohtësisht në vendlindje”, ka thënë Haliti.

Në këtë takim me mërgimtarët, është promovuar edhe monografia e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Arbëresha” që vepron në Zvicër të autorit Nue Ukaj.

Mobi Casa

Duke marrë fjalën në këtë promovim, Ukaj është shprehur se kjo monografi është pasqyra e punës meritore e anëtarëve dhe udhëheqësve të AKV “Arbëresha” që me punën e tyre po mbajnë gjallë shpirtin kombëtar në Zvicër.

Ndërsa kryetari i Ansamblit “Arbëresha”, Ndue Ukaj, ka thënë se monografia për këtë ansambël, është i një rëndësie të madhe. “Ne një grup entuziastësh me punën tonë dhe atdhedashuri, po arrijmë që të kultivojmë traditën tonë kombëtare shqiptare në Zvicër, duke mbajtur gjallë edhe kulturën shqiptare në Diasporë”, tha Ukaj.

Ai ka premtuar se do të vazhdojnë me angazhim të pashoq që të arrijnë drejt sukseseve të reja .

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Diasporës, si dhe mysafirë të tjerë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.