Uji Dea

Haliti më shumë përmend takimet zyrtare sesa realizim të projekteve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Lidhur me projektet Sokol Haliti ka thënë se një pjesë janë bartur nga viti i kaluar, ndërkohë që janë të tjera projekte që do të fillojnë në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. “Gjatë këtij 6 mujori, janë realizuar 94 takime zyrtare me donator, zyrtarë qeveritarë të vendit e përfaqësues ndërkombëtar.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka mbajtur debatin e parë me qytetar për këtë vit, ku ka raportuar për punën 6 mujore dhe ka njoftuar për ecurinë e planeve e projekteve që parashihen të realizohen brenda këtij viti.

Haliti para qytetarëve ka folur për angazhimet dhe planet e qeverisë komunale që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve të komunës së Vitisë dhe në këtë kontest ka përmendur pikat kyçe që janë synim për institucionin që ai udhëheq.

“Projektet tona në epiqendër kanë qytetarin dhe ofrimin e një jete më të mirë. Krahas kësaj kemi arritur që të realizojmë projekte në fusha të ndryshme në përmirësimin e infrastrukturës, krijimin e hapësirave shkollore, përmirësimin e ambientit, shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit e kanalizimit, eliminimin e deponive të egra dhe krijimin e hapësirave gjelbëruese etj. Rol shumë të rëndësishëm gjatë qeverisjes sonë, e po ashtu edhe në këtë gjashtë mujor, është vendimmarrja e cila ka qenë e bazuar në nevojat e parashtruara dhe të gjitha janë marrë duke respektuar dispozitat ligjore”, ka thënë Haliti.

Mobi Casa

Lidhur me projektet, ai ka thënë se një pjesë janë bartur nga viti i kaluar, ndërkohë që janë të tjera projekte që do të fillojnë në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. “Gjatë këtij 6 mujori, janë realizuar 94 takime zyrtare me donator, zyrtarë qeveritarë të vendit e përfaqësues ndërkombëtar. Janë ndërmarrë 77 vendime të fushave të caktuara, 4 rregullore dhe 1 strategji, 14 marrëveshje bashkëpunimi me organizata vendore e ndërkombëtare. Janë ndarë 135 bursa për studentët e komunës së Vitisë në profile të ndryshme prioritare. Janë bërë investime në rehabilitimin e rrugëve bujqësore dhe janë subvencionuar bujqit, kurse ka filluar edhe realizimi i projektit të komasacionit. Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizim të projekteve në vlerë prej 10 milion euro, duke përfshirë edhe rrugët rajonale që do të asfaltohen. Është investuar në aktivitete kulturore e sportive dhe janë shënuar rezultate tejet të mira”, është shprehur Haliti.

Kurse duke përmendur sfidat me të cilat është përballur komuna e Vitisë gjatë këtij gjashtë mujori, ai përmendi rregullimin e shtratit të lumit “Morava”, përfundimin e objektit të administratës së komunës i cili po vazhdon të mbetet i papërfunduar, shkollën fillore në Pozheran, hapjen e një pikë kalimi në Debellde që do të mundësonte qarkullimin më të lehtë nga të dy anët e kufirit me Maqedoninë.

Haliti në pjesën e dytë të këtij debati, është përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve dhe ka falënderuar ata për interesimin dhe përkushtimin në këtë debat, duke u premtuar një mbështetje të fuqishme të projekteve që kanë për qëllim ofrim sa më të mirë të shërbimeve, infrastrukturë të kompletuar, kushte më të mira për punë në shkollë dhe mësim nxënie në nivel etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.