Mobi Casa

Haliti: Me shtimin e numrit të të infektuarve të shtohet kujdesi dhe të respektohen masat mbrojtëse

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku është shqyrtuar gjendja momentale në komunën e Vitisë, pas paraqitjes së rasteve të reja mbrëmë të të infektuarve me Covid 19.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se me shtimin e numrit të të infektuarve, janë rritë edhe vatrat e infeksionit. Komuna e Vitisë aktualisht si vatra inkesioni ka 6 lokalitete: Skifteraj, Pozherani, Zhitia, Vërbani, Sllatina e Epërme dhe Begunca.

Në këtë takim u bë e ditur se 7 janë të hospitalizuar, ndërkaq ekipet mjekësore janë duke bërë kontrollat mjekësore në terren, në këto zona. Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka kërkuar nga drejtoria e Inspeksionit që të bëhen kontrolla në fushën e gastronomisë, respektivisht restauranteve për të parë se sa po zbatohen masat mbrojtëse.

Mobi Casa

Gjithashtu, u kërkua të rritet kujdesi, të respektohen rekomandimet e IKSHP-së, si dhe të ndërmerren masat mbrojtëse kundër virusit Covid 19, në mënyrë që mos të ketë përhapje të mëtejshme të infektimit në masë.

Po ashtu, edhe sot po vazhdon dezinfektimi i objekteve dhe klorifikimi i rrugëve dhe trotuareve, sidomos në zonat e prekura ku janë paraqitur raste të të infektuarve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.