UBT

Haliti me rastin e 7 Marsit, vendos kurora lulesh në varret e disa mësimdhënësve të ndjerë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti dhe të tjerë kanë vendosur lule në varrezat e disa mësimdhënësve vitias të cilët kanë ndërruar jetë kohëve të fundit në mesin e tyre ishin edhe disa që kishin humbur betejën me virusin COVID-19.

“Në ditën e mësuesit ne pos urimeve që përcjellim për mësuesit që janë në jetë kujtojmë edhe ata që më nuk janë mesin tonë por që mbesin ne kujtimet dhe zemrat tona për kontributin në edukimin dhe arsimimin e brezave të shumta”, u shpreh Haliti.

UBT

Ai potencoi se për komunën e Vitisë, arsimi është prioritet dhe se ai me bashkëpunëtorët do të bëjnë çmos që të ju krijojnë kushte sa më të mira nxënësve dhe gjithë personelit arsimor./rajonipress/