ARKATANA

Haliti me bashkëpunëtor viziton projektet e ndryshme infrastrukturore në Pozheran e Viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në Komunën e Vitisë po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve të shumta, në veçanti të atyre infrastrukturore.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zv. Kryetari Hasan Aliu si dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë vizituar për së afërmi punimet që po bëhen në Pozheran dhe Viti.

Në Pozheran ata përcjellën për së afërmi punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Sabit Zuka” rrugë kjo që do të lidhë në një distancë më të shkurtër këtë lokalitet me Sllatinën e Epërme dhe Sllatinën e Poshtme por edhe me qytetin e Vitisë.

GRANDEMALL

Ata në qytetin e Vitisë vizituan punimet që po bëhen në rregullimin e dy rrugëve bujqësore në Viti dhe trotuarin tek shkolla e mesme e ultë “Dëshmorët e Kombit” në Viti.

Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme duke potencuar se projektet të cilat i vizituan ata sot ata janë në interes të banorëve të këtyre lokaliteteve por edhe të lokaliteteve për rreth pasi që shkurtohet rruga e arritjes nga një lokalitet në lokalitetin tjetër.

Kurse lidhur me rrugët bujqësore ai u shpreh se përveç projekteve të tjera të cilat po realizohen në dobi të fermerëve vitias me partnerë të ndryshëm duke mbështetur fermerët me pajisjet të ndryshme dhe trajnime por po punojnë edhe në krijimin e një infrastrukture bujqësore që fermerët vitias të kenë më lehtë qasjen në parcelat e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.