Eko Higjiena

Haliti me bashkëpunëtor vizitoi nga afër projektet infrastrukture në Viti, Tërstenik dhe Pozheran

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zv. Kryetari, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë parë disa projekte infrastrukturore që po realizohen në lokalitet e ndryshme të komunës së Vitisë.

Ata nga afër vizituan punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës “Beqë Kurti” në fshatin Trestenik, në ndërtimin e trotuarit për gjatë rrugës “Hasan Prishtina” në Viti dhe zgjerimi i urës së Kurteshit në Pozheran.

Fundamenti

Me këtë rast ata janë takuar edhe me banorë të këtyre lokaliteteve të cilët u shprehën falënderues për realizimin e këtyre projekteve./rajonipress/