ARKATANA

Haliti me banorët e Ramjanit mbjellin fidane

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Aksionet vullnetare të banorëve, kanë nisur nëpër lokalitete të ndryshme të komunës së Vitisë. Falë nismave që po ndërmerren nga banorët vullnetarisht, po arrihet të ndryshohet gjendja ambientale nëpër ato lokalitete.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka qenë pjesëmarrës në aksionin e banorëve të fshatit Ramjan për tu njoftuar më për së afërmi me aksionin me moton “Për çdo shtëpi nga një fidane”.

Kryetari i Këshillit të fshatit Ramjan, Kadri Ismajli, theksoi se nisma e këtij aksioni është ndërmarrë në bazë të vullnetit të banorëve dhe me grumbullimin e mjeteve financiare si dhe përkushtimit të punëve që janë bërë vullnetarisht nga disa banorë, është pastruar një sipërfaqe e madhe e vendit e cila ka qenë më shumë si deponi bërlloku. “Sidomos kjo sipërfaqe që gjendet në afërsi të shkollës, ka qenë e ndotur. Me mbjelljen e 180 fidaneve sa ka edhe shtëpi fshati, do të krijojmë një ambient të pastër për fëmijët tanë”, u shpreh Ismajli.

FIDANISHTJA

Ai ka falënderuar dy vëllezërit Hajrush e Shefki Hyseni që kanë ndihmuar aksionin me mjete financiare, pastaj ka përmendur kontributin shumë të madh të edhe për punën me makinerinë e tyre Fatmir Ismajli, Ramadan e Jakup Ismajli etj.

Duke mbjellur fidane në kuadër të kësaj nisme, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, aksionin e banorëve të Ramjanit e ka quajtur për lakmi dhe që duhet përcjell ky shembull edhe në fshatrat tjera. “Aksionet e tilla si ky në fshatin Ramjan, Sllatinë të Ulët, Buzovik dhe në fshatrat tjera që kanë filluar të organizohen, janë shembull i mirë për krijimin e një klime të mirë në ambientet ku jetojmë. Ne mbështesim këto aksione dhe inkurajojmë edhe fshatrat tjera që të nisin me punë të tilla. Ne kuadër të këtyre angazhimeve, kemi nisur aksionin për fshatin më të bukur që nuk e kemi nisur rastësisht. Premtoj mbështetje edhe në të ardhmen çdo aksioni që ndërmerret nga vullnetarizmi i qytetarëve siç është shembulli i mbjelljes së fidaneve në Ramjan, me qenë se kësaj here i kam ndarë një shumë simbolike fshatit për këtë kontribut” ka thënë Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.