Haliti mbështet organizatën IADK në projektet që kanë të bëjnë e punësimin e grave
Viti – Kryetari Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot përfaqësueset e organizatës Iniciativa për Zhvillim të Bujqësisë IADK, me të cilat bisedoi rreth aktiviteteve që është duke zhvilluar kjo organizatë në mbështetje të shoqatave të ndryshme të grave në Komunën e Vitisë.
Kryetari Haliti, pasi ka vlerësuar punën e mirë që po bënë IADK në mbështetje të grave në viset rurale ka thënë se komuna ashtu si deri ë tani do të përkrah çdo aktivitetet dhe projekt që ka për synim avancimin e pozitës së gruas sidomos në sferën e punësimit.
Kurse Magbule Hyseni, përfaqësuese e IADK-së ka theksuar se krahas ngritjes së kapaciteteve të shoqatave të grave, IADK në bashkëpunim me drejtorinë për bujqësi në të ardhmen planifikon edhe hapjen e dy kuzhinave (buffe) në dy shkollat e mesme të ulëta të Vitisë ku do të gjejnë punë 4 gra të përzgjedhura nga vetë shoqatat.
Para takimit me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, organizata IADK ka ndarë edhe certifikata për pjesëmarrje dhe angazhim në trajnime të përfaqësueseve të shoqatës “Gjelbina”, trajnim ky që u zhvillua në mbështetje të GIZ-it gjerman.
Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morri pjesë edhe zëvendës kryetari i komunës Hasan Aliu./rajonipress/


