Fundamenti

Haliti: Marrëveshja e 2013-ës e ka brenda njohjen “de-fakto”, por nuk po duan ta pranojnë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, duke komentuar takimin e 14 shtatorit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se marrëveshja e arritur mes palëve në vitin 2013 e ka njohjen “de-fakto”.

“Marrëveshja e vitit 2013, për ata që dinë të lexojnë politikisht, në mes rreshtave, në vetvete e ka njohjen ‘de-fakto’. Por, fatkeqësisht nuk po duan ta pranojnë”, ka shkruar Haliti në Facebook.

Ai tutje ka thënë se zvarritja e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, nuk është në favor të Kosovës.

Uji Dea

“Obligimet që kanë marrë të dyja vendet, nëse nga të dyja palët ka gatishmëri që të zbatohen obligimet, procesi në vetvete do jetë njohja reciproke e padeklaruar. Prolongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës”.

“Më vjen keq që po zhvillohet fushatë e qëllimshme servilosje për ta futë sa më thellë në gabime zotin Kurti, pasojat e së cilës na shpijnë në rrugë pa krye. Prandaj, mendoj që në bisedime duhet të jemi largpamës për të ardhmen e vendit dhe të rajonit”, ka përfunduar Haliti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.