ARKATANA

Haliti: Lidhja rrugore midis fshatrave ka qenë dhe do të mbetet prioriteti im kryesor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Lidhja rrugore midis fshatrave ka qenë dhe do të mbetet prioriteti im kryesor, pasi ajo është themel për zhvillimin, lehtësimin e jetës së banorëve dhe forcimin e lidhjeve mes qytetarëve ka shkruar Sokol Haliti.

Gjithashtu Haliti ka thënë se pastrimi i lumit Morava dhe i gjithë lumenjve e përrockave në territorin e Vitisë ka dhënë rezultat!
“Vitia nuk është më në top lajme për shkak të dëmeve nga uji. Ekonomitë familjare dhe tokat tona bujqësore janë sot më të sigurta” ka thënë kreu vitias.

FIDANISHTJA

Ndërsa Jakup Haxhiu shef i kabinetit ka shkruar se kur është fjala te lidhja rrugore mes fshatrave në Komunën e Vitisë, qytetarët duhet ë dijnë se:
Nëse nisesh prej Nasales së Gjilanit, rruga të çon përmes:
Remnik – Gjylekar – Verbovc (Komuna e Kllokotit) – Ramnishtë – Beguncë – Kabash – Smirë – Goshicë – Verban, dhe përfundon në Begracë të Kaqanikut e prej Begracës shkon edhe në Ferizaj!
E gjitha kjo nëpër rrugë të asfaltuara, falë angazhimit dhe investimeve të kryetarit Sokol Haliti.
Dmth, nga Gjilani në Kaqanik mund të mbërrish pa kaluar fare nëpër qytetin e Vitisë ka shkruar Haxhiu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.