UBT

Haliti: Le të vijë Isa Mustafa në PDK, e kandidojmë për Kryeparlamentar

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Dardan Molliqaj i VV-së i ka sugjeruar PDK-së që ta propozojë kandidatin e VLAN-it për kryetar të Kuvendit nëse duan që të tejkalohet ngërçi institucional. Kurse Xhavit Halitaj tha se PDK do ta bënte këtë në qoftë se Isa Mustafa do të anëtarësohej në PDK.

Haliti thotë se në qoftë se nuk do të kenë marrëveshje me LDK-në nuk do ta propozojnë Mustafën për kryetar të Parlamentit.

“Në qoftë se vjen Mustafa në PDK, ndoshta do ta kooptonim edhe në kryesi edhe do ta kandidonim për kryetar të parlamentit”, tha ai në emisionin Rubikon të KTV-së.

Ndërsa sa i përket akuzave të VV-së ndaj PDK-së se e kemi kapur shtetin, “atëherë shtetin nuk e kemi kapur vetëm ne”.

“Ne kemi bashkëqeverisë dhe në qoftë se e ka kapur një ministër i PDK-së, atëherë e ka kapur edhe një ministër i LDK-së, gjithashtu edhe drejtorët…”, tha Haliti, duke thënë se Molliqaj po bën akuza të pabaza.

Teuta Sahatqija tha se PDK duhet ta ketë të qartë se Blloku është shumë stabil dhe i vendosur që të mos pranojë në asnjë mënyrë të qeverisë me PDK-në.

“Këtë duhet ta kuptojë edhe PDK-ja. Pres që të enjten të kemi një reflektim dhe të kemi një dalje nga kriza”, tha ajo, duke e cilësuar si falso kërkesën e PDK-së për biseda me LDK-në.

Ajo tha se nuk mund të bisedohet me një parti që e ka kap dhe e ka uzurpuar Kosovën, duke thënë se PDK-ja është parti e krimit.

Halitaj ndërhyri duke e pyetur Sahatqiun nëse ajo e din se sa dosje janë të hapura ndaj njerëzve të LDK-së.

Molliqaj tha se PDK e ka në dorë ta zhbllokojë situatën, pra që ta propozojë kandidatin e Bllokut për Kryetar të Kuvendit.

Ai ka thënë se edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i ndikuar nga partia në pushtet andaj nuk do të duhej të respektohet.

Uji Dea

“PDK më nuk është më përcaktues i proceseve politike në Kosovë, sepse nuk e ka atë fuqi. Ajo nuk mund të vendos as nëse do të shkojë vendi në zgjedhje”, tha Molliqaj. /Telegrafi/
——————————————————————————————————

Sahatqija: Brovina po sillet si zëdhënëse e PDK-së në Kuvend

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija, anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti dhe sekretari Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në emisionin Rubikon të KTV-së kanë debatuar lidhur me situatën e krijuar dhe ngërçin politik dhe institucional.

Xhavit Haliti ka këmbëngulur PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve, i takon të zgjedh kryeparlamentarin duke mos lënë mundësi që Blloku VLAN të nominojë kandidatin e saj.

Zgjidhjen e situatës së krijuar ai e sheh në një marrëveshje në mes liderëve të partive poltike.

Ndërsa, Teuta Sahatqija, ka thënë se kemi një situatë të re, me të cilën nuk është përballur deri tash Kosova, por situata të ngjashme ka pasur ne vende të tjera, kur Qeverinë e kanë krijuar partitë që nuk kanë dalë të parat në zgjedhje.

“PDK nuk i ka mbi 50 për qind të votave që ta krijojë qeverinë. Në situatën që jemi, e kemi një parti që ka 30 për qind karshi subjekteve politike që kanë 70 për qind të votave”, tha Sahatqija.

Vendimi i Kushtetueses thotë se zgjidhja duhet të gjendet ne Kuvend, por, sipas saj, kryesuesja e Kuvendit nuk po lejon debat.

“Flora Brovina po sillet në Kuvend si zëdhënëse e PDK-së, e cila nuk po lejon debat. Pra PDK e ka uzurpuar Kuvendin dhe nuk po lejon debat”, tha ajo.

Molliqaj tha se PDK-ja seriozisht e ja kapur shtetin.

“Të gjitha partitë e tjera po takohen mes vete dhe kanë bashkëpunim të fuqishëm, por nuk ka vullnet për bashkëpunim me PDK-në dhe këtë duhet ta kuptojë kjo parti dhe të shkojë në opozitë”, tha Molliqaj. /Telegrafi/