ARKATANA

Haliti: Le ta mbyllim këtë fushatë me krenari, me kulturë qytetare dhe me bindjen se e ardhmja e Vitisë është në duar të sigurta

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Në këto ditë të fundit, ju ftoj të gjithë që ta ruajmë qetësinë, respektin dhe dinjitetin që na ka dalluar gjithmonë. Në ditën e zgjedhjeve, dilni dhe votoni me zemër për punën, për përvojën, për zhvillimin dhe për të ardhmen që e meriton Vitia ka shkruar Sokol Haliti në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve vitias.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes të dashur qytetarë të Vitisë,
Po hyjmë në ditët e fundit të kësaj fushate, dhe dua t’ju falënderoj nga zemra për çdo takim, çdo fjalë të mirë dhe çdo dorë të shtrirë që kam pasur fatin ta takoj gjatë këtyre javëve.

Çdo lagje, çdo fshat dhe çdo rrugë që kam vizituar më ka forcuar besimin se Vitia është një komunë me njerëz të ndershëm, punëtorë dhe me zemër të madhe.
Bashkë kemi bërë shumë, kemi ndërtuar, kemi investuar, kemi përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Por unë besoj se më e mira për Vitinë ende nuk ka ardhur.

Kemi akoma shumë për të bërë, dhe këtë rrugë mund ta vazhdojmë vetëm së bashku, me besim, unitet dhe dashuri për komunën tonë.

UBT

Në këto ditë të fundit, ju ftoj të gjithë që ta ruajmë qetësinë, respektin dhe dinjitetin që na ka dalluar gjithmonë. Le ta mbyllim këtë fushatë me krenari, me kulturë qytetare dhe me bindjen se e ardhmja e Vitisë është në duar të sigurta.

Në ditën e zgjedhjeve, dilni dhe votoni me zemër për punën, për përvojën, për zhvillimin dhe për të ardhmen që e meriton Vitia!

Bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë një komunë që rritet çdo ditë më e fortë, më e drejtë dhe më e bashkuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.