RCCOLA

Haliti: LDK është e përgatitur për fitore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Lidhja Demokratike e Kosovës në Viti, në kuadër të fushatës elektorale ka mbajtur një tubim me anëtarët dhe simpatizantët e nëndegëve Ramnishtë e Beguncë, ku morën pjesë edhe një numër i qytetarëve të tjerë. Duke ju drejtuar të pranishmëve, kryetari i degës së LDK-së dhe njëherit kryetar i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka thënë se edhe pse këto zgjedhje janë të shpejta dhe të parakohshme, neve na gjejnë të mobilizuar si asnjëherë tjetër, ngase qytetarët janë të interesuar që me këto zgjedhje të sjellin ndryshimin.

“Prezenca juaj kaq e madhe në këtë tubim është argumenti më i fuqishëm se LDK është e përgatitur për fitore dhe gjithashtu është e gatshme të marrë përgjegjësit e mëdha të udhëheqjes së vendit në katër vitet e ardhshme” tha Sokol Haliti, raporton rajonipress.

Ai më tej ka theksuar se vetëm LDK me kryeministër Isa Mustafen, është alternativa e vetme për të rrëzuar këtë qeveri të krimit e të korrupsionit në krye me Hashim Thaçin.

Haliti ka prezantuar kandidatët e LDK-së nga komuna e Vitisë dhe Klloktit, duke konsideruar se LDK përzgjedhjen e kandidaturave e ka bërë me konsensus të plotë, për dallim nga subjektet tjera që kjo nuk ka ndodhur.

Duke promovuar kandidatin e LDK-së për deputet Musa Misinin, Haliti ka çmuar lartë angazhimin dhe cilësitë e treguara të Misinit si ish kryetar i komunës së Vitisë dhe një nga drejtuesit shumë të suksesshëm i LDK-së në këtë komunë.

Uji Dea

Haliti ka përmendur kontributin e Misinit qysh prej viteve 90-ta, si njëri nga akteret kryesor të sistemit paralel krahas pushtetit serb në atë kohe.

Ndërkohe kandidati tjetër Faruk Nura si ish-luftëtar i UÇK-së, vlerësohet si një figurë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në arritjen e lirisë së Kosovës dhe i cili meriton të jetë në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu është prezantuar edhe kandidatja nga komuna e Kllokotit Kosovare Azemi, si njëra nga intelektualet e reja të kësaj ane dhe ajo që e bënë të veçantë është fakti se Kosovarja është bija e dëshmorit të kombit Njazi Azemi i njohur si “Komandant Mjekra”.

Duke pasur parasysh këto cilësi, padyshim që edhe Kosovarja duhet të jetë si njëra nga përfaqësueset e denja të anës tonë në kuvendin e Kosovës, ka thënë Haliti.

Tubimi ka vazhduar me fjalën e kandidatëve përpara të pranishmëve, të cilët kanë shpalosur vizionet e tyre për një zhvillim ekonomik të Vitisë dhe Kosovës në përgjithësi./rajonipress/