UBT

Haliti: Kurti po përpiqet ta prezantojë Marrëveshjen e Uashingtonit si akt tradhtie

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka shprehur mëdyshjen e tij rreth prezantimit që kryeministri, Albin Kurti mund t’ia bëjë Marrëveshjes së Uashingtonit përpara elektoratit që ka.

Sipas Halitit, Kurti do të përpiqet që këtë marrëveshje ta prezantojë si një lloj tradhtie.

“Normalisht që Kurti do të përpiqet ta prezantojë si një lloj tradhtie në vete atë marrëveshje për elektoratin e vet dhe tendencën për ta rirregulluar ose që ta ribëjë një marrëveshje, nëse nuk i duket e rregullt”, tha Haliti, për ATV.

Mobi Casa

“Kjo marrëveshje është nënshkruar në Uashington. Edhe zoti Biden e i qëndron marrëveshjeve të arritura. Le ta quajë ai [Kurti] edhe tradhti, le ta quan edhe gabim, por ajo është një marrëveshje e firmosur, për të cilën duhet të ulet edhe me ambasadorin e Amerikës, para se të flasë publikisht. Për këtë punë Albini do të duhej të shkonte në Uashington, me urgjencë bile. Ta bisedojë atje edhe Ujmanin edh Asociaicionin”, tha Haliti.

Kujtojmë që në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë u arrit dokordimi që Kosova dhe Serbia, do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar autostradën e paqes, linjën hekurudhore Prishtinë-Merdare, linjën hekurudhore Nish-Prishtinë, sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, projekte shtesë dypalëshe dhe prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, e DFC-së.

Pika e fundit e kësaj marrëveshjeje ia siguroi Kosovës një njohje të re, atë nga Izraeli.