FIDANISHTJA

Haliti: Kryqi i Kuq partner serioz në bashkudhëtimin tonë të përbashkët

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Sot në Ditën Botërore të Kryqit të Kuq, në emrin tim dhe të institucioneve komunale, dëshiroj të shprehë gjithë konsideratën dhe respektin e thellë për punën e palodhshme që kjo organizatë humanitare po bën në funksion të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njeriut si dhe për mirëqenie të përgjithshme. Me theks të veçantë dua të falënderoj dhe të përgëzoj ekipin e Kryqit të Kuq-Dega në Viti, si dhe anëtarët dhe vullnetarët, të cilët kanë qenë gjithnjë bashkëpunues dhe të gatshëm për koordinim të veprimeve ka thënë Sokol Haliti.

Mobi Casa

Ata janë pjesë e pandashme e punës dhe veprimeve tona edhe në luftën kundër pandemisë së gripit, sidomos duke i shërbyer komponentës sociale. Pjesëtarët e Kryqit të Kuq të Kosovës në Viti kanë dhënë dhe po japin kontribut të çmuar në identifikimin e rasteve në nevojë, harmonizimim e listave dhe në shpërndarjen e pakove ushqimore të siguruara nga donatorët përmes Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Vitisë, duke rrezikuar kështu edhe shëndetin e tyre.
Kryqit të Kuq i urojmë punë të mbarë dhe zhvillim të mëtutjeshëm ka shkruar Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.