Haliti: Krisja e koalicionit është veç një dëshirë e disa njerëzve
Anëtari i kryesisë së PDK’së, Xhavit Haliti i ka mohuar zërat për ndonjë krisje të mundshme të koalicionit qeverisës PDK-LDK.
Ai ka thënë se këto pretendime janë vetëm dëshire e njerëzve dhe subjekteve të caktuara politike.
Haliti është shprehur i habitur se dikush nga zyrtar të PDK’së e të LDK’së mund të flasin për përçarje, kurse krerët e dy partive të koalicionit vazhdimisht deklarohen se janë në të njëjtat pozicione. i ka uruar të mos ketë ndarje të koalicionit por të ketë qeverisje PDK-LDK e cila do të jetë në fund e suksesshme dhe ti shërbejë interesit qytetar. /Epoka e Re


