ARKATANA

Haliti: Kosova ka vetëm një rrugë, pranë Amerikës, me aleancë të palëkundur dhe vizion të përbashkët për të ardhmen

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën është një alarm i fuqishëm politik dhe diplomatik. Ky vendim prek jo vetëm marrëdhëniet tona me aleatin më të madh historik, por edhe të ardhmen e shtetit tonë ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Kosova është projekt i përbashkët, i lindur nga sakrifica e popullit tonë dhe mbështetja amerikane. Kjo lidhje nuk është thjesht diplomatike, është themeli i lirisë dhe i shtetësisë sonë. Çdo hap që cenon këtë besim dhe aleancë është goditje ndaj interesave kombëtare dhe sigurisë së qytetarëve tanë.

Në vend të thellimit të bashkëpunimit strategjik, sot po përballemi me një ftohje të rrezikshme të marrëdhënieve. Përgjegjësia bie mbi lidershipin aktual politik, i cili me vendime të pamatura, retorikë përjashtuese dhe injorim të partnerëve ndërkombëtarë, e ka futur Kosovën në një izolim të panevojshëm.

Fundamenti

Kosova nuk ka luksin të prishë urat me ShBA. Kërkohet mençuri, përgjegjësi dhe guxim nga elita politike e vendit, pa dallime partiake, për të rikthyer dialogun, për të rikthyer besimin dhe për të dëshmuar se Kosova e meriton dhe e mbron partneritetin strategjik me Amerikën.

Besnikëria ndaj ShBA-së është garanci sigurie për Kosovën, sepse e ardhmja e saj e plotë është e lidhur ngushtë me Amerikën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.