FIDANISHTJA

Haliti: Kjo është skuadra e vizionit dhe besimit që do të sjellë ndryshim në Viti

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur zyrtarisht listën fituese për komunën e Vitisë, një ekip i përbërë nga katër emra që simbolizojnë punën, angazhimin dhe vizionin për një komunë më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve. Sokol Haliti po dëshmon çdo ditë se është një lider i jashtëzakonshëm dhe i palodhshëm në Anamoravë. I organizuar deri në detaj, aktiv dhe gjithmonë pranë qytetarëve, ai po punon ditë e natë për të forcuar prezencën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në terren.

Me vendosmërinë dhe përkushtimin e tij, Haliti po shndërrohet në forcën që mund të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe të bashkojë elektoratin rreth vizionit të LDK-së për një komunë më të zhvilluar dhe më të afërt me qytetarët.

Në krye të listës është Vjollca Kadolli Halili me numër 36, ndjekur nga Arta Ajeti me numër 70, Ibush Beqiri me numër 71 dhe Robert Ukaj me numër 87. Këta katër zëra përfaqësojnë skuadrën e besimit dhe përkushtimit, të përgatitur për të dhënë kontributin e tyre në ndërtimin e një Viti më të fortë dhe të zhvilluar.

HW

Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, falënderoi strukturat e degës, Forumin e Rinisë dhe Forumin e Gruas për energjinë dhe përkushtimin e tyre në këtë rrugëtim, duke e cilësuar këtë fitore si një kapitull të ri për 7 qershorin, një ditë që shënon fillimin e një etape të re pune, vizioni dhe shpresash për qytetarët e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.