Haliti: KFOR-i faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon e më gjerë

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur sot në takimin lamtumirës komandantin e detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut (JRD) të KFOR-it, kolonelin Zorlu Topaloğlu.
Haliti e ka falënderuar atë dhe komandën e KFOR-it për punën dhe mbështetjen e dhënë për komunën e Vitisë.
Komandanti Topaloğlu tha se ai do të vazhdoj të ruaj miqësinë me kryetarin Haliti për të njëjtën qëndrim e ka pasur dhe kreu i parë i kësaj komune.
Në këtë takim ata shkëmbyen mes veti edhe mirënjohje për punën dhe bashkëpunimin mes tyre.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica të cilit gjithashtu i u është ndarë një mirënjohje i pranishëm ishte dhe shefi i Zyrës së LMT-së për Viti Ian Mcalpine.
Haliti e ka çmuar lart kontributin e KFOR-it si faktor paqeje e stabiliteti në rajonin e lindjes dhe në përgjithësi në Kosovë./rajonipress/