UBT

Haliti kërkon përfundimin sa më të shpejt të projekteve të ujësjellësit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por edhe me përfaqësues të fshatrave Tërstenik, Sadovinë e Çerkezve dhe Vërban kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të DORSCH/CDI-së dhe Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidromova” nga Gjilani.

Në veçanti gjatë këtij takimi kryetari Haliti, ka kërkuar nga ta që sa më parë të bëhet funksionalizimi i ujësjellësit në këto tri fshatra, pasi që ato kanë kryer edhe kyçjet individuale dhe shtoi se menaxhimi i ujit duhet të bëhet nga KRU “Hidromorava”- Gjilan.

FIDANISHTJA

Ndërkaq gjatë këtij takimi Kryetari Haliti, ka bashkëbiseduar me ta edhe rreth projekteve të tjera të ujësjellësit në fshatrat e ndryshme të Vitisë, duke kërkuar që ato të përfundojnë sa më parë. “Komuna e Vitisë ka kryer shumë obligime për të përmbushur obligimet e veta në projektet e ujësjellësit, ndër to kemi paguar edhe borxhet e trashëguara. Është koha që sa më parë të funksionalizohen projektet e ujësjellësit dhe që qytetarët të kenë ujë të pijshëm të shtëpitë e tyre”, u shpreh Haliti.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti është interesuar edhe rreth sigurimit të ujit të pijshëm në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë në veçanti në fshatrat ku është punuar në rrjetin e ujësjellësit por që akoma nuk janë funksionalizuar dhe nuk janë në menaxhim të kompanisë së ujërave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.