Eko Higjiena

Haliti kërkon nga Haradinaj që Vitia sa më parë të kyçet në Autostradën Prishtinë-Shkup nga fshati Gërlicë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një takim në mes të Kryetarëve të Komunave me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti edhe njëherë ka kërkuar që të respektohet vendimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për kyçjen e Vitisë, në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë.

Haliti bënë me dije se Kryeministri Haradinaj ka premtuar publikisht se qysh në mbledhjen e rrahës të qeverisë së Republikës së Kosovës do të shqyrtohet seriozisht kjo çështje dhe do të ndahen mjetet financiare për ndërtimin e kësaj kyçje.

Uji Dea

Haliti tha se përveç se kjo kyçje është në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë, ajo është edhe një arterie e natyrale e cila historikisht ka lidhur shumë lokalitete njëra me tjetrën dhe potencoi se kjo kyçje është në interes të shumë qytetarëve./rajonipress/