Fundamenti

Haliti kërkon më shumë investime për Rajonin e Lindjes në takimin për themelimin e Qendrës për Zhvillim Rajonal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në takimin koordinues të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, ku u diskutua procesi i themelimit dhe funksionalizimit të Qendrës për Zhvillim Rajonal Lindje, një mekanizëm i ri që synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkomunal në nivel rajonal.

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, të cilët shqyrtuan transformimin e Agjencive për Zhvillim Rajonal në përputhje me rregulloret e reja në fuqi. Në kuadër të këtij procesi parashihet krijimi i shtatë qendrave rajonale të zhvillimit, me qëllim koordinimin më efikas të projekteve, tërheqjen e investimeve dhe sigurimin e një zhvillimi më të balancuar ndërmjet rajoneve të vendit.

Duke përfaqësuar kryetarët e komunave të Rajonit të Lindjes në panelin kryesor të diskutimit, Haliti shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me institucionet qendrore dhe komunat e rajonit për funksionalizimin e kësaj qendre, duke theksuar se koordinimi institucional është kyç për realizimin e projekteve zhvillimore.

ARKATANA

Me këtë rast, ai ngriti edhe çështjen e shpërndarjes së investimeve publike, duke kërkuar që Rajoni i Lindjes, përfshirë Komunën e Vitisë, të trajtohet në mënyrë më të drejtë në planifikimin dhe financimin e projekteve strategjike.

Sipas Halitit, ky rajon për një periudhë të gjatë ka qenë nën nivelin e investimeve qendrore, ndërsa një qasje më e balancuar do të ndikonte drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Themelimi i Qendrës për Zhvillim Rajonal Lindje pritet të krijojë një platformë të re bashkëpunimi ndërmjet komunave dhe institucioneve qendrore, me synim koordinimin më efikas të projekteve zhvillimore dhe rritjen e mundësive për financim të iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.