Eko Higjiena

Haliti kërkon angazhim të plotë të drejtorëve dhe zyrtarëve komunal për plotësimin e kritereve të MSA-së

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti, kërkoj nga drejtorët e drejtorive komunale, por edhe nga zyrtarët komunal që të kenë angazhim të plotë në plotësimin e të gjitha kritereve jopolitike për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA-së) dhe të sfidave të identifikuara në raportin e Komisionit Evropian.

Gjatë këtij takimi Haliti kërkoj nga pjesëmarrësit në këtë takim të bëjnë të gjitha parapërgatitjet për hartimin e strategjive të ndryshme komunale si: Strategjisë Komunale për Arsim, Strategjisë Komunale për Trashëgimi Kulturore, Strategjisë Komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara, Strategjisë Komunale për Menaxhimin dhe Shfrytëzimin e objekteve sportive, Strategjisë Komunale për Zhvillim Ekonomik si dhe disa strategjive të tjera.

FIDANISHTJA

Gjithashtu në këtë takim është folur edhe mbi parapërgatitjet për ushtrimin fushor “Partnerët 19” që do të realizohet në komunën e Vitisë nga FSK-ja dhe mekanizmat e tjerë gjatë këtij muaji.

Me këtë rast Haliti potencoi se Komuna e Vitisë duhet të jetë e përgatitur në raste emergjente dhe se ky ushtrim është në interes të qytetarëve që të jenë të përgatitur në raste të tilla./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.