Fundamenti

Haliti: Keq menaxhimi në komunën e Vitisë ka përfunduar në dhjetor të 2013-së!

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Pas shkrimit të publikuar më 20.03.2016 në Agjencinë e lajmeve RajoniPress me titull “Arifi: Dy vite të dështuara të qeverisjes komunale të Vitisë”, si dhe për hir të së vërtetës dhe për të sqaruar opinionin me realitetin, u detyruam që të japim hollësi lidhur me akuzat e ish kryetarit Arifi drejtuar në adresë të Qeverisjes komunale të Vitisë.

Fillimisht duhet të themi se ne e mirëkuptojmë pozicionin në të cilin gjendet z.Nexhmedin Arifi dhe disa të tjerëve që mendojnë si ai, por edhe rolin e opozitës e cila duhet thënë patjetër diçka për të treguar elektoratit se janë diku. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, por nuk e kuptojmë “pluhurin” që e qon z.Arifi duke u thirrur se brenda dy vjeçarit, kryetari aktual Sokol Haliti nuk ka përmbushur as edhe një premtim të fushatës zgjedhore. Pavarësisht se këtë e deklaroni, megjithatë ndryshimet drastike në gjithë territorin e komunës së Vitisë janë të prekshme dhe qytetari po i atakon çdo ditë e më tepër.

Të përkujtojmë z.Arifi, se premtimet janë përmbushur dhe suksesshëm po realizohen me intensitet edhe më të shtuar se sa nga ajo që kemi premtuar. Nëse mendoni se paraja buxhetit të planifikuar po propagandohet nga asamblesitët që i ke quajtur “partizan”, atëherë më shtyn të ta kujtoj se qeverisja ime po funksionon në nivel të duhur, krahasuar me atë që keni udhëhequr ju duke mos pasur mbështetjen edhe të disa asambleistëve të subjektit tuaj, që pikërisht për shkak të keq menaxhimit tuaj, u nda në dysh. Ta kujtojmë z.Arifi, se shkeljet që i përmendni ju si gjetje të paligjshme, opinioni i din mirëfilli, pasi që dallojnë shumë me vendimet tuaja dhe ballafaqimet e shpeshta që keni pasur me organet e drejtësisë. Kur e thoni atë se paraja buxhetore e planifikuar ka mbetur e pa shfrytëzuar në shumë prej 113.655 euro, më duhet të ta kujtojmë se nuk je shumë i informuar dhe gjithnjë ke pasur problem me shifrat. Suficit i pakthyeshëm janë vetëm 27.500 euro edhe atë nga vërshimet, që demanton atë shifër të lartë që ju e përmendni.

Buxheti i planifikuar sipas jush z.Arifi për 2015-në me vlerë 432.842 euro, është shifër e cila në dokumentet e komunës së Vitisë nuk ekziston, andaj kjo si e tillë mund të jetë një shpikje apo edhe ëndërr e juaj, pasi që nuk e dimë se ku keni hasur në këtë shifër. Tek të hyrat e tatimit në pronë, ta rikujtojmë se ulja e shkallës së inkasimit është për shkak të faljes së borxheve nga Qeveria qendrore e cila është afatizuar deri në shtator të vitit 2016. Ndërsa problem i veçantë dhe sfidë për qeverinë komunale, ishin obligimet e bartura dhe kontestuese nga qeverisja e juaj z.Arifi, si : mallra e shërbime dhe ato kapitale. Pastaj edhe kanalizimi i Smirës dhe Tërpezës që e dini shumë mirë problematikën që ka rrjedhur pikërisht te mos planifikimi i mirë i mjeteve në kohën tuaj, ka shkaktuar anomali në realizimin e duhur të këtyre projekteve.

Ne po ju rikujtojmë edhe juve, por edhe qytetarëve të komunës së Vitisë, se shkeljet dhe keq menaxhimi institucional ka marrë fund që nga 20 dhjetori i vitit 2013 kur ka ndryshuar qeveria komunale në Viti. Ne edhe një herë e themi se e kuptojmë ambiciet tuaja për të kritikuar dhe deklaruar për gjithçka të dështuar, por duhet të dilni në terren dhe të vizitoni ato fshatra që çdo vit në këtë kohë në kohën tuaj, i vizitoje të prekura nga vërshimet dhe të përmbytura me qindra hektar tokë që qëndronin nën ujë, ndërsa sot këto toka marrin pamje krejtësisht ndryshe nga serrat që janë vendosur nga donatorët që i kemi sjellë. Ju mirë e dini që fshatrat Skifteraj e Budrikë sivjet nuk janë prekur nga vërshimet siç ballafaqoheshin e madje edhe bllokoheshin disa vite më parë. Kjo u eliminua pa shumat milionëshe që i kërkoje në emër të hapjes së kanaleve dhe Moravës. Por megjithatë këtë e dinë më së miri banorët e fshatrave të përmendura që sivjet i shpëtuan përballjes me vërshimet.

Në aspektin e shëndetësisë, ka shumë përparime. Krijimi i hapësirave dhe kushteve të volitshme për punë, kanë qenë prioritet i yni për çka jemi angazhuar dhe ja kemi dal. Reparti i Emergjencës në Viti, inaugurimi i Qendrës Mjekësore Familjare në Pozheran,i filluar dhe i finalizuar nga ne.

Uji Dea

Gjithashtu këtyre ditëve do të nis edhe ndërtimi i ambulantes në Skifteraj dhe këto investime janë realitet. Po ashtu, rëndësi i është dhënë edhe ambientit, që ka shumë dallim, pasi që janë rregulluar edhe parqet si në qendrën e qytetit ku Parku është mrekulli në vete dhe pasqyra më e mirë e një komune të suksesshme, mandej parku tek QKMF, parku afër xhamisë së qytetit, në Pozheran etj, që i kanë dhënë hijeshi këtyre vendeve. Njëkohësisht duhet të ta përmendi edhe lumin Morava, brigjet e së cilit asnjëherë nuk kanë qenë më të mirëmbajtura se sa tani.

Sa i përket premtimeve për shkolla , ta rikujtojmë raportin e Institut GAP se komuna e Vitisë ka përmbushur premtimet 100 % në zgjerimin e hapësirave shkollore për mësim. Për akuzat lidhur me pranimin e drejtorëve të shkollave dhe zëvendësve, duhet ta bëjmë të qartë për opinionin se të gjitha janë të bazuara në udhëzimet administrative të Ministrisë së Arsimit dhe se nuk ka kurrfarë problemi ligjor. Shembull kemi pasur drejtor shkolle agronom, ndërsa është zëvendësuar me profesor të Gjuhës shqipe. Ju mund ta vërtetoni këtë sikur ta vizitonit shkollën fillore të Smirës se si ka qenë gjendja më herët dhe si qëndron ajo sot, që tani është një shkollë model.

Ndërsa sa i përket pranimit të mësimdhënësve ku është cekur numri 50-të,ju bëjmë me dije se të gjithë janë pranuar me konkurse dhe një pjesë e madhe e tyre janë në zëvendësim për shkak të pushimeve mjekësore dhe atyre të lehonisë. Duhet të qartësojmë se për pushime mjekësore nuk shpallet konkurs, sepse nxënësit mbesin pa mësim dhe punëtori nuk dihet kur rikthehet në punë. Prandaj, ekziston mundësia e dërgimit të punëtorëve në bazë të fletës prioritare të cilët kanë qenë pjesëmarrës në konkurse dhe janë vlerësuar në bazë të poenëve në konkurs.

Ndërsa për vende të përhershme të punës, obligim ligjor është të shpallen konkurse dhe këto shpallen në konkursin e përgjithshëm në muajin gusht, por edhe brenda vitit po që se lirohen vendet e lira. Kurse sa i përket tejkalimit të mjeteve që është potencuar nga ju z. Arifi, është në rënie numri i nxënësve pasi që sivjet ka 1400 nxënës më pak, që në numrin e paraleleve 570, i bie nga 2 nxënës më pak në paralele. Për këtë shkak, nuk mund të mbyllen paralelet, por ky problem nuk është vetëm në komunën e Vitisë por në gjithë Kosovën.

Më duhet të të njoftoj edhe këtë se në shkollat e komunës së Vitisë, nuk ka tejkalim të numrit të punëtorëve. Me qenë se kemi shumë argumente për ato që kemi realizuar krahasuar me premtimet, duhet të përballesh me realitetin dhe të pranosh atë si një diçka që po ndodhë gjatë qeverisjes së tanishme.

Përderisa keni bërë thirrje që ne të jemi të përgjegjshëm, ne të sigurojmë z.Arifi se përgjegjshmëria jonë është përkushtimi për mirëqenien e qytetarit tonë pa dallim përkatësie partiake. Ne jemi të përkushtuar për realizimin e premtimeve tona së bashku me një suitë organizatash ndërkombëtare e vendore të cilat i kishin rënë “vijë te kuqe” komunës së Vitisë gjatë mandatit tuaj, por që me dinjitet dhe qeverisje kualitative arritëm që të rikthejmë bashkëpunimin për të realizuar bashkërisht projektet, për çka ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe për kohë të gjatë. Dhe fare në fund, si dëshmi e qeverisjes së mirë janë raportet e Organizatave e shoqatave që monitorojnë qeverisjet komunale të cilat Vitinë e rangojnë si kampione të komunave të Kosovës thuhet në reagimin e kabinetit të kryetarit të Komunës së Vitisë Sokol Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.