Haliti: Kemi punuar me përkushtim dhe kemi investuar në çdo cep të Vitisë

Viti – Sokol Haliti kandidat i LDK-së për kryetar komune në Viti, në takimin që ka pasur me shtabin zgjedhor të degës së LDK-së në Viti ka thënë se ai dhe qeverisja komunale për këto katër vite kanë punuar drejtë, me përkushtim dhe këto investime sipas tij kanë prekur në çdo cep të Vitisë.
Sokol Haliti në mbledhjen e Shtabit zgjedhor të degës së LDK-së në Viti, ka prezantuar strategjinë për katër vitet e ardhshme të qeverisjes. “Unë po e shpalosi programin e ardhshëm katër vjeçar sepse dalim ballëhapur para qytetarëve vitias dhe jemi të bindur se puna e jonë ekiporë do të shpërblehet më 22 tetor” ka thënë Haliti.
Haliti i cili pothuajse ka prekur e ecur në çdo cep të Vitisë me investime, ka thënë se ka punuar me përkushtim dhe është i kënaqur që investimet e qeverisjes komunale kanë prekur çdo familje vitiase dhe çdo cep të Vitisë./rajonipress/